Kryebashkiaku Luka sërish pranë skuadrës. Edhe 2 milionë lekë premio

44

Tashmë duket se ka bërë ritual. Kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht edhe president i Vllaznsië, pas fitoreve të skuadrës së tij zbret nga tribuna ViP në dhomat e zhveshjes për të uruar dhe përshëndetur futbollistët dhe stafin drejtues.kështu ka bërë edhe dje teksa i shoqëruar nga administratorit Fatos Gjyrezi, anëtar i bordit mbikëqyrës Erogen Brajoviç, kryetari i Këshillit Bashkiak Bardhyl Lohja dhe kryetari i komisionit të sportit pranë këtij këshilli Xhemal Bushati, kanë takuar në dhomat e zhveshjes fillimisht drejtorin sportiv Armir Grima dhe me rradhë gjithë pjestarët e skuadrës. “Bravo djema. Vazhdoni kështu të na nderoni ne, Shkodrën dhe veten tuaj”- kanë qenë fjalët e kryebashkiakut në adresë të futbollistëve. Por përveç fjalëve të bukura, z . Luka ka akorduar një tjetër premio për fitoren, me vlerë prej 2 milionë lekësh të vjetra. Kjo është premioja ekatërt rradhazi që klubi akordon për rezultatet pozitive.

© vllaznia.al