Kuqeblutë firmosin me mbrojtësin Landry Mulemo

199

Pas disa ditësh testimi në rradhët e kuqebluve, paraditen e sotme mbrojtësi Landry Mulemo ka firmosur kontratën me ekipin tonë dhe tashmë zyrtarisht është pjesë e Vllaznisë për vazhdimin e sezonit. Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e tij dhe shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për skuadrën tonë. Natyrisht që stafi teknik dhe drejtuesit, kanë besim tek përvoja dhe eksperienca e këtij lojtari i cili gjatë karrierës së tij ka provuar të luajë edhe me ekipe shumë të njohura. Ai luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe pritet të jetë një forcë më shumë për stafin teknik për vazhdimin e sezonit. Mulemo është një futbollist me origjinë kongoleze por me pasaportë belge dhe firmosja me Vllazninë është një përvojë e re për të, të cilën e ka marrë me shumë dëshirë duke premtuar se do të bëjë më të mirën për skuadrën e tij të re.

© vllaznia.al