Kuqeblutë firmosin me mesfushorin kroat Ivor Weitzer

213

Vllaznia ka mbyllur merkaton e verës me një tjetër goditje. Mesditën e sotme, administratori Gjyrezi ka mbyllur një tjetër kontratë. Këtë herë me mesfushorin kroat Ivor Weitzer. Ky I fundit, bashkë me sulmuesin boshnjak Okiç dhe atë ukrainas Ivashçenko, u provuan ditët e fundit tek skuadra shkodrane por vetëm ai ka arritur të bindë stafin teknik. Weitzer luan në rolin e mesfushorit organizator, pozicion në të cilin vazhdimisht kuqeblutë kanë kërkuar një lojtar cilësor dhe duket se me ato çfarë ka treguar ai në këto dy ditë, ka arritur të marrë aprovimin e stafit, çka ka çuar më tej në firmosjen e kontratës me të. Kontrata është njëvjeçare dhe menjëherë pas hedhjes në firmë, Vllaznia ka bërë edhe federimin e tij ngaqë siç dihet, dita e sotme  është e fundit e mbylljes së merkatos. Me marrjen e Weitzer shkon në  katër numri I blerjeve të kuqebluve në merkaton e kësaj vere. Ka ardhur portieri Agoviç, ka ardhur mbrojtësi Bicaj, mesfushori Hoxha dhe sulmuesi Pepa ndërkohë që janë rikthyer në skuadër edhe shkodranët Gocaj e Kruja.

 

© vllaznia.al