Kuqeblutë një tjetër goditje në merkato. Firmos Nuredin Orelesi

259

Pa shumë zhurmë e bujë megjithatë drejtuesit e Vllaznisë po bëjnë lëvizjet e duhura në merkaton e kësaj vere. Pasi kanë bërë realitet rikthimin në ekip të dy futbollistëve shkodranë, Edon Hasani dhe Gilman Lika, sot kanë firmosur një tjetër kontratë të rëndësishme me një futbollist të njohur të kampionatit. Bëhet fjalë për ish- futbollistin e Skënderbeut Nuredin Orelesi. Vlerat e këtij lojtari janë të njohura për mbarë opinioin sportiv shkodran dhe shqiptar dhe për këtë arsye, veshja e tij kuqeblu do të jetë një vlerë më tepër për këtë skuadër. Orelesi ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër. Natyrisht që një ardhje e tij është me vlera për ekipin tonë, për më tepër që konsiderohet i rëndësishëm nga stafi teknik si një lojtar që luan mirë në dy pozicione, atë të qendërmbrojtësit dhe të mesfushorit.

© vllaznia.al