Luka- vajzave të Vllaznisë: Ju, shembull edhe për ekipin e djemve!

207

Kryetari I Bashkisë Shkodër Lorenc Luka ka pritur paraditen e sotme në zyrën e tij ekipin e Vllaznisë në futboll për femra I cili vetëm një ditë më parë u shpall fitues I Kupës së Shqipërisë. Të pranishëm përveç vajzave të ekipit, kanë qenë edhe stafi drejtues, presidenti Lazer Matija por edhe drejtuesit e lartë të klubit, Fatos Gjyrezi dhe Armir Grima. Në fjalën e tij përshendetëse kryetari Luka ka thënë se shembulli që po jep ky ekip I femrave duhet të jetë një nxitje edhe për ekipin e meshkujve të Vllaznisë. “Besoj se ky trofe që po na dhuroni tashmë është një lajm i mirë për të gjithë ne sepse kemi edhe një ekip më shumë fitues. Njëkohësisht ju duhet të jeni shembulli më i mirë për t’u ndjekur edhe për ekipin e djemve të Vllaznisë por edhe në sporte të tjera. Kjo është një arritje dhe natyrisht përveç stafit drejtues besoj se një meritë të madhe ka presidenti juaj Lazer Matija i cili duhet të jetë një shembull edhe për biznesmenët e tjerë të Shkodrës për t’u ofruar pranë ekipeve të Vllaznisë dhe për t’i ndihmuar ato në arritjen e të tillë rezultateve”- ka thënë kryebashkiaku Luka.Nga ana tjetër, presidenti I ekipit të femrave të Vllaznisë Lazer Matija në fjalën e tij ka falenderuar kryetarin e Bashkisë për mbështetjen që ka dhënë ndaj këtij ekipi dhe po ashtu ka garantuar se trofe të tjerë do vijnë për emrin e Vllaznisë. “Jemi të kënaqur për këtë sukses, për më shumë që ky është suksesi i parë me emrin e Vllaznisë dhe për këtë në rradhë të parë dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë z. Luka dhe këshillin Bashkiak Shkodër që na dha të drejtën për të përfaqësuar këtë emër të madh të futbollit shqiptar. Ajo që dua të garantoj unë është se ky ekip do jetë lider jo vetëm në fitimin e trofeve por edhe në shumë aspekte të tjera, në sjellje, në jetën e përditshme dhe kudo tjetër duke qenë një vlerë më shumë për këtë qytet. Njëkohësisht dua të falenderoj të gjitha mediat e Shkodrës për kontributin e tyre të madh që po japin për pasqyrimin e futbollit të femrave sepse pa to, besoj se nuk do ishim në këtë nivel ku jemi sot”- ka thënë presidenti Matija.Ndërkohë kapitenia Erida Bajrakurtaj I ka dhuruar kryebashkiakut Luka një mirënjohje për mbështetjen që po I jep këtij ekipi në veçanti por edhe futbollit të femrave në tërësi. Vllaznia për femra ka marrë tashmë trofeun e parë por Brenda pak muajsh është e sigurtë që do bëjë pronë të saj edhe trofeun tjetër, atë të titullit kampion.

© vllaznia.al