Me tre kartona, Elvin Beqiri mungesa e madhe ndaj Partizanit

208

Sikur të mos mjaftonte mungesa e Rajoviç, një tjetër problem i madh shfaqet për trajnerin Agim Canaj në repartin e mbrojtjes në pragndeshjen me Partizanin. Bëhet fjalë për kapitenin Elvin Beqiri. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e fundit me Kastriotin dhe ky ka qenë i treti për të. Çka do të thotë se për ndeshjen e rradhës ai do të jetë i penalizuar për të mos luajtur ndaj të kuqve. Diçka absurde në fakt sepse kartonin Beqiri e mori duke protestuar në mënyrë shumë të rregullt në ndeshjen ndaj Kastriotit pikërisht pas mosdhënies nga ana e gjyqtarit Sokoli të një 11-metërshi mëse të rregullt për ndërhyrjen e parregullt ndaj Krujës. Ndonëse të gjitha movilat e dhanë një 11-metërsh mëse të rregullt, Vllaznia duhet të vuajë jo mosdhënien e tij por edhe ndëshkimin me karton të Beqirit. Kësisoj problemet shtohen për stafin drejtues sepse do t’i duhet të bëjë një ndërhyrje në repartin e mbrojtjes. Mbase me shumë të ngjarë sërish në qendër do detyrohet të luajë Belisha ndërsa në krahun e djathtë të këtij reparti Gocaj. Pavarësisht këtyre mungesa, objektivi i skuadrës sonë sigurisht që është marrja e fitores në ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në Tiranë.
© vllaznia.al