Mesfushori Kapaklija i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në gju

262

Mesfushori i Vllaznisë Ambroz Kapaklija pasditen e djeshme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e tij të djathtë. Dëmtimi i pësuar kohët e fundit gjatë procesit stërvitor, ia bënte të domosdoshme një gjë të tillë. Pas konsultimeve të stafit mjekësor të Vllaznisë me z.Ylber Dibra dhe bashkë me kirurgjun e njohur italian z.Diego Ghinelli, janë bërë edhe ekzaminimet e duhura, sipas të cilave ndërhyrja nuk mund të shmangej. Ajo është realizuar në Spitalin shtetëror të San Marinos nga kirurgu i njohur Diego Ghinelli, Dëmtimi i pësuar në ligamentin e gjurit e ka bërë të domosdoshme trasplantin me tendinë nga donatorë dhe sipas kirurgut gjithçka ka shkuar mirë. Kapaklija nga dita e sotme ndërkohë do të nisë fazën e rehabilitimi dhe me fillimin e sezonit të ri pritet të jetë i gatshëm për të luajtur. Ndërhyrja kirurgjikale e tij është mundësuar nga kompania e sigurimeve “Sigal Group Austria” e cila ka firmosur një marrëveshje me të gjitha ekipet e Superligës dhe KF Vllaznia gjen rastin ta falenderojë atë për korrektësinë e treguar.

© vllaznia.al