Ndërpritet kontrata me Cungun. Trajneri i ri është Ernest Gjoka

194

Klubi i futbollit “Vllaznia” përshëndet punën dhe kontributin e deritanishëm të trajnerit Armando Cungu dhe informon ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit, në të mirë të “Vllaznisë” dhe të përmirësimit të rezultateve sportive. Urojmë suksese trajnerit Cungu në detyrat e ardhshme. Ndërkohë, bëjmë me dije se trajneri i ri i ekipit tonë do të jetë Ernest Gjoka. Pas shqyrtimit të katër kandidaturave, kemi vlerësuar karrierën e këtij të fundit, i cili një sezon më parë u shpall edhe kampion i Shqipërisë dhe pas bisedimeve të kryera me të, kemi rënë dakord që ai të marrë përsipër drejtimin e skuadrës tonë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese. Ne të gjithë sëbashku mundemi ta kthejmë Vllazninë aty ku i takon.
© vllaznia.al