Ndeshja Kukësi- Vllaznia luhet të shtunën në ora 14.00

57

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike dje edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të javës së dytë të Superligës shqiptare. Ashtu si dhe herët e tjera, edhe këtë herë, gjashtë ndeshjet janë të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Ndeshja e ekipit tonë në Kukës do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00. Tashmë çdo gjë është e qartë dhe ekipi shkodran do të udhëtojë një ditë përpara drejt qytetit të Kukësit për t’u bërë pastaj gati për ndeshjen e nesërme me skuadrën nënkampione në fuqi të vendit. Kjo konsiderohet një ndeshje shumë e vështirë sepse edhe skuadra vendase vjen pas një humbje në javën e parë në Lushnjë. Megjithatë objektivi i Vllaznisë është i qartë për të marrë pikë në këtë takim. Formacionit pritet të jetë i plotë pasi edhe mesfushori Olsi Gocaj duket i rikuperuar plotësisht. Kuqeblutë kanë treguar njëfarë përmirësimi në lojën e tyre krahasuar me ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe kjo u pa qartë edhe në sfidën miqësore të zhvilluar ditën e shtunë në Durrës me Teutën, të cilën e fitoi 1-0 me golin e Alsid Tafilit.
www.vllaznia.al