Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Vllaznia- Laçi

212

KF Vllaznia njofton të gjithë sportdashësit që duan të jenë të pranishëm ditën e hënë në fushën sportive “Reshit Rusi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Laçi, se shitja e biletave do të nisë paraditen e së shtunës. Shitja e tyre do të bëhet në sportelin pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Përveç ditës së shtunë, biletat do të shiten në këtë pikë edhe ditën e dielë dhe të hënën paradite. Ju bëjmë me dije se çmimi i një bilete është 200 lekë të reja. Duke qenë se numri i vendeve në këtë fushë sportive është i limituar dhe për të shmangur rradhët, ju mund të siguroni më përpara biletën për të parë këtë ndeshje. Vllaznia natyrisht që ka nevojë për praninë e tifozëve të saj dhe të shpresojmë që sëbashku, t’i gëzohemi fitores ndaj ekipit laçian.

© vllaznia.al