Vllaznia- Flamurtari, të shtunën ora 17.00 në “Loro Boriçi”

59

Java e parë e kampionatit të ri të Superligës, do t’i ketë ndeshjet e saj të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Sipas kalendarit të caktuar nga ana e FSHF-së, ndeshja Vllaznia- Flamurtari do të luhet ditën e shtunë, datë 31 gusht ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit shkodran kanë filluar t’ i marrin të gjitha masat e duhura për organizimin e kësaj ndeshje të parë të kampionatit. Ditën e djeshme janë noterizuar të gjitha kontratat e futbollistëve dhe e stafit drejtues dhe janë bërë gati për t’u dorëzuar sot në Federatë.