Plotësohet stafi i ekipit të parë. Elvin Beqiri nis punën përkrah trajnerit Lika

247

Stafi i ekipit të parë të KF Vllaznia që prej pasdites së djeshme është plotësuar në organikë. Pak ditë më parë, krahas trajnerit Hasan Lika nisi punën edhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi ndërkohë që tashmë është emëruar në rolin e zëvendëstrajnerit një emër shumë i njohur për klubin tonë por edhe më gjerë, Elvin Beqiri. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen sërish në shtëpinë e tij dhe njëkohësish i uron suksese në detyrën që ka marrë përsipër bashkë me trajnerin Lika për të rikthyer skuadrën tonë aty ku i takon. Shpresojmë që Beqiri me eksperiencën e tij si futbollist por tashmë edhe si trajner, të jetë një nxitje për pjestarët aktualë të Vllaznisë.

© vllaznia.al