Prezantohet trajneri. Raineri: E bëj Vllazninë sërish skuadër të madhe

195

Kompania zviceriane “Gea Sport” vërtetë prej sot ka marrë administrimin e klubit të futbollit Vllaznia por në fakt, ajo prej kohësh ka bërë gati planet se si e mendon drejtimin e këtij klubi. Njëkohësisht ka gjetur edhe trajnerin që do ta drejtojë këtë skuadër. Ai është italiani Baldo Raineri. Ky I fundit ka qenë I pranishëm bashkë me pjesën tjetër të stafit në Shkodër sot dhe madje nuk ka ngurruar të flasë edhe para këshilltarëve duke premtuar se ka përvojën e duhur profesionale për të ndërtuar një skuadër cilësore, kryesisht bazuar tek elementi I ri.”Jam nje trajner profesionist me shume eksperienca si ne Itali ashtu edhe ne Zvicer. Nese futbolli Italian sot eshte ne krize, kjo vjen ngaqe nuk eshte investuar tek te rinjte. Tek Vllaznia do të punojmë fort pikërisht në këtë aspekt sepse e dimë që këtu  ka shumë talente dhe futbolli I sotëm nuk bëhet me emra por me të rinj që kanë dëshirë të luajnë”- ka thënë ai.Pas këtij prezantimi para këshilltarëve, trajneri I ri I Vllaznisë Baldo Raineri në orën 15.30 është prezantuar edhe para futbollistëve aktualë që janë nën kontratë me kuqeblutë. Projekti është që stërvitja të nisë që nga e hëna dhe bashkë me futbollistët aktualë, pritet të vijnë edhe futbollistë të tjerë madje dje në Shkodër kanë qenë edhe dy futbollistë kosovare.

© vllaznia.al