Qardaku i lumtur. S’e prisja një debutim të tillë me të rriturit

215

Në ndeshjen e sotme të Vllaznisë B ndaj Adës, e vlefshme kjo për kampionatin e kategorisë së dytë, është aktivizuar për disa minuta edhe mesfushori Eridon Qardaku. Sigurisht që kjo është diçka shumë pozitive sepse kemi të bëjmë me një futbollist vetëm 16 vjeçar që është pjesë e ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia. I datëlindjes 10.08.2000, ky futbollist do ta mbajë mend gjatë ditën e sotme. Këtë gjë e ka shprehur edhe për mediat pas ndeshjes kur ka thënë: “Nuk e prisja të grumbullohesha për këtë ndeshje. Kur më thanë se do isha pjesë e skuadrës së të rriturve, sigurisht që u emocionova. Falenderoj për këtë gjë trajnerët e mi, drejtuesit e Akademisë dhe ato të klubit që më dhanë një mundësi të tillë. Janë hapat e mi të parë dhe të luaj në këtë moshë me të rriturit, ishte diçka shumë pozitive. Shpresoj shumë që këtë ëndërr të nisur sot, ta vazhdoj edhe më tej, të luaj mirë me ekipin tim dhe sa më shpejt të jetë e mundur të veshë edhe fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë, çka është edhe ëndërra ime e madhe. E kam të qartë se më duhet të punoj fort dhe kjo është ajo që unë do të bëj në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje”. Janë fjalë që dalin nga zemra e këtij djaloshi i cili tashmë ëndërrën e tij të të luajturit me ekipin e parë të Vllaznisë e ka gjithnjë e më afër. Madje jo vetëm ai. Por çdo futbollisti të Akademisë Vllaznia po i jepet kjo mundësi duke i kaluar më parë në “skaner” dhe kjo është shumë pozitive.

© vllaznia.al