“Champions League Women”, Vllaznia mund 1-0 Sarejevon

222

Një gol i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren Vllaznisë së femrave në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Asim Ferhatoviç” të Sarajevos së Bosnjës ndaj kampiones vendase të SFK2000. Autorja e këtij goli ka qenë, e zakonshmja Megi Doçi e cila ka shënuar në minutën e 92-të. Një gol ky që i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme Vllaznisë pikërisht ndaj njërës prej rivaleve të saj, Sarajevos.Me fitoren e sotme, vajzat shkodrane hedhin një hap shumë të rëndësishëm për kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Megjithatë përcaktuese për ta do të jetë ndeshja e nesërme, ajo me PAOK të Selanikut dhe në rast fitoreje ndaj saj, vajzat kuqeblu sigurojnë kalimin në turin tjetër. Kampionia e Shqipërisë ka luajtur me këtë formacion në ndeshjen me Sarajevon:
Vllaznia femra: Gardijan, Bajraktari, Rrahmani, Gjini, Maliqi, Jashari (Koldashi 74′), Paviçeviç (Kadolli 93′), Maksuti, Franja, Doçi, Muja (Muja 59′).Tr: N. Leka

 

© vllaznia.al