Raineri: Shoh pesimizëm rreth Vllaznisë por do ta largojmë atë

228

Pas seancës së parë stërvitore, trajneri Baldo Raineri ka dhënë konferencën e parë për shtyp. Ai ndër të tjera, ka dashur të japë shpresa për një Vllazni ndryshe. Në fakt, trajneri Italian nuk ka arritur dot të kuptojë dot pse tifozët shkodranë janë pesimistë për këtë skuadër sepse sipas tij është vetëm fillimi I punës dhe gradualisht, ai bashkë me stafin e tij dhe me futbollistët do të bëjë më të mirën e mundshme për Vllazninë. “Shoh që rreth nesh ka njerëz që nuk e shohin mirë punën tonë. nuk e kuptoj për çfarë motive. Njerëzit duhet të na shohin punën, si e bëjnë atë dhe më pas të na gjykojnë për rezultatet që do të arrijmë. Unë dua një skuadër që luan futboll, nuk më interesojnë fare emrat e futbollistëve që do kem në dispozicion. Kush vjen për të luajtur për Vllazninë, vjen për të luajtur për mua, për fanellën dhe duhet të japë më të mirën në fushën e lojës, dhe jo se quhet Baxho apo ndonjë emër tjetër. Ne kemi një projekt të ri interesant me lojtarë të rinj dhe të vjetër për të bërë shumë gjëra të bukura”- ka thënë ai.I pyetur ndërkohë për emrat e rinj që ishin prezent në stërvitjen e sotme, trajneri Raineri ka thënë se beson tek të rinjtë por edhe vetëm me ato nuk mund të bëjë asgjë sepse duhet ndërthurur me eksperiencën e të tjerëve. Sipas tij, në ditët e ardhshme do të vijnë edhe futbollistë të tjerë për provë për të bërë të mundur ndërtimin e një Vllaznie të fortë dhe pretendente.

www.vllaznia.al