Raineri: Vllaznia do bëjë maksimumin për të mundur Partizanin

205

Ndeshja e së dielës me Partizanin është shumë e vështirë por Vllaznia do të hyjë me objektivin e vetëm për të marrë fitoren. Kjo është deklarata e bërë sot në konferencën për shtyp nga ana e trajnerit të saj Baldo Raineri. Siç bën zakonisht një ditë para ndeshjes, ai është para gazetarëve për të folur për përgatitjet e skuadrës së tij dhe në konferencën e sotme është dukur optimist për një rezultat pozitiv.

“Kemi disa probleme dëmtimesh dhe mungesash të futbollistëve por kjo nuk e ndryshon objektivin tonë për të fituar këtë takim. E kemi studiuar Partizanin, e njohim mirë këtë skuadër dhe do kërkojmë ta godasim në pikat e dobëta të tij”- ka thënë Raineri.Trajneri kuqeblu njëkohësisht ka bërë të ditur se për ndeshjen me të kuqtë pritet të ketë ndryshime teksa e sigurtë që do mungojë është Mehmedoviç dhe në dyshim është Baci. Po ashtu, Raineri ka thënë se do ta nisin ndeshjen si titullar edhe Çofi dhe Aguirre. “Mehmedoviç jua konfirmoj se do mungojë në këtë takim për shkak dëmtimi ndërsa për Bacin kemi ende dyshime dhe do ta shohim deri nesër. Mund të konfirmoj po ashtu se do luajnë Cioffi dhe Aguirre në vend të Sozës dhe të shohim se kush do ulet në stol nga Shtubina ose Hajdari. Këto ndryshime në formacion shpresoj të na sjellin mbarësi”- ka thënë trajneri i skuadrës shkodrane.Takimi Vllaznia- Partizani do të zhvillohet nesër në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe fitorja konsiderohet një detyrë për futbollistët shkodranë pasi kalendari I ndeshjeve të ardhshme është shumë I vështirë prandaj dhe duhen marrë patjetër pikë në këtë takim.

© vllaznia.al