Rajçeviq i jep fitoren “in extremis” Vllaznisë U-17 ndaj Tiranës

241

Vllaznia U-17 ka arritur një fitore mjaft të bukur dhe emocionuese në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Skuadra bardheblu ka qenë e renditur në vendin e dytë ndërsa shkodranët në të gjashtin megjithatë ndeshja ka treguar tjetër gjë. Ka qenë ekipi I Tiranës i cili ka kaluar I pari në avantazh që në minutën e 17-të me anë të Halilit ndërkohë që pjesa e parë do mbyllej 1-0 për miqtë. Në pjesën e dytë, Vllaznia e ka rritur lojën dhe shënuar fillimisht me anë të Vecajt duke barazuar rezultatin dhe katër minuta para fundit të takimit do ishte Rajçeviç që do shënonte golin e fitores për të. Për trajneri Alban Noga, kjo ishte një fitore me shumë vlera. “Nga mënyra si shkoi loja, natyrisht që shënimi i golit të fitores vetëm në fundin e ndeshjes na dha emocione dhe mendoj se kjo fitore tregoi forcën e karakterit të skuadrës sonë. Në fakt po na ndodh shpesh që të pësojmë gol në fillim megjithatë djemtë po tregojnë forcë e karakter dhe arrijnë të përmbysin gjithçka”- ka thënë ai. Kampionati në fakt nuk ka filluar mirë për ekipin shkodran por me kalimin e javëve, ka filluar edhe ngjitja falë rezultateve positive që ka arritur. Trajneri Noga e ka shpjeguar në këtë mënyrë, këtë ecuri të ekipit të tij. “Në katër javët e para u kam dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve për të luajtur sepse për ne nuk ka shumë rëndësi fitorja medoemos e ndeshjeve. Duhet t’i mësojmë këto futbollistë të luajnë dhe gradualisht kemi përzgjedhur ato që dinë të luajnë më mirë por pa ia mohuar këtë të drejtë edhe të tjerëve”- ka thënë trajneri i këtij ekipi Alban Noga. Me fitoren e sotme, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke vijuar edhe ngjitjen në renditje. Ndërkohë të dielën, ajo do të luajë në transfertë me ekipin e Besës së Kavajës.
Vllaznia- Tirana 2-1
Vllaznia: Vjerdha, Prençi, Fangaj, Balaj, Zogaj, Brahimi (Kukaj 79’), Rajçeviq, Dema, Kola (Blinishta 60’), Vecaj, Hebaj (Hyseni 75’). Tr: A. Noga
Tirana: Dallashi, Nuriu, Bajo, Kuka, Koldashi, Dema, Doka (Joti 67’), Prendi, Halili (Tole 57’), Morina (Hoxha 71’), Sadiku (Cena 52’). Tr: L. Sengla
Shënues: Vecaj 49’, Rajçeviq 76’/ Halili 17’
Gjyqtarë: I. Metani, B. Grepi, K. Cenaj (Durrës)
Kartona të verdhë: Balaj

© vllaznia.al