Trajneri Canaj: Duam fitoren edhe në Lushnjë

243

Dy fitoret ndaj Kukësit dhe Tiranës, nuk “e kanë ngopur” trajnerin e Vllaznisë Agim Canaj. Ai dëshiron dhe do të kërkojë edhe fitoren e tretë rradhazi, këtë herë në transfertën e Lushnjës. Kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e fundit sot paradite në “Reshit Rusi” dhe në orën 12.15 minuta kanë marrë rrugën drejt Durrësit ku kanë kaluar natën. Duke folur për faqen tonë pas kësaj seance, trajneri Canaj ka thënë:”Atmosfera në skuadër është e vërtetë se ka ndryshuar shumë. Dy fitoret e fundit që kemi arritur, kanë rritur besimin tek vetë futbollistët që tashmë janë më të lirshëm megjithatë nuk duhet të vetëkënaqemi me këtë ecuri të dy ndeshjeve të fundit.

Takimet duhet t’I marrim një e nga një dhe nuk duhet të nëvlerësojmë asgjë. Aq më tepër Lushnjën, një skuadër e cila ka treguar se në fushën e saj bën gjithçka mirë dhe është shumë agresive ndaj kundërshtarit. Nëse shfaqemi ashtu siç duhet, është e sigurtë se të paktën barazimin e marrim në këtë ndeshje por duke luajtur mirë në të gjitha drejtimet, mund të marrim edhe më shumë. Kemi pak problem me Shtubinën që është I dëmtuar dhe mund të mos jetë I gatshëm por po shohim se në çfarë gjendje është Gocaj dhe ende nuk e di nëse do të jetë për lojë apo jo. E rëndësishme është që Vllaznia të bëjë lojën e saj ndaj një kundërshtari shumë të motivuar sidomos në fushën e tij. Unë e shoh një duel të hapur por jam optimist për skuadrën që drejtoj për marrjen e një rezultati pozitiv”. Tashmë duhet parë se çfarë do dhurojë fusha e lojës në ndeshjen që do të nisë në orën 14.00 në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës.

© vllaznia.al