Trajneri Canaj: Mundëm Tiranën, një fitore me shumë vlera

78

Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj është parë shumë i kënaqur në fundin e ndeshjes së sotme. Fitorja me Tiranën, i ka dhënë atij mundësinë të festojë bashkë me futbollistët e tij por vetëm për pak orë sepse më pas gjërat do të ndryshojnë duke nisur me përgatitjet për sfidën e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë në Lushnjë. Canaj: Një fitore që do na vlejë shumë për të ardhmen. Duke folur në lidhje me ndeshjen e sotme ndaj Tiranës dhe trepikëshin e marrë, trajneri i kuqebluve është shprehur kështu në konferencën për shtyp: “Ishte një fitore e merituar për ne. Në pjesën e parë ishim shumë agresiv, dhe luajtëm mjaft mirë në krahë, ku edhe arritëm të shënonim. Lojtarët arritën të futeshim vertikalisht në linjat fundore dhe kjo na dha mjaft rendimet. Kemi qarkulluar më pas topin duke administruar lojën si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Ishim  më lart se kundërshtari ynë në të gjithë drejtimet. Kemi marrë një fitore që do të vlejë më shumëpër të ardhmen. Kërkojmë që të bëjmë më të mirën edhe në takimin e ardhshëm. Unë I uroj shumë Çunat për atë që dhanë në këtë takim. Shpresoj që të rikuperojmë sa më shpejt që të jetë e mundur ato dëmtime që ne kemi pësuar edhe në këtë takim, në mënyrë që të jemi të gatshëm për takimin e radhës me Lushnjën. Tani duhet të punojmë dhe mendojmë për këtë takim”.
© vllaznia.al