Trajneri Cungu: S’ka rrugë tjetër veç fitores ndaj Kukësit

249

Optimizëm në kampin shkodran në pragndeshjen e nesërme me Kukësin. Trajneri Armando Cungu, në konferencën për shtyp, të organizuar paraditen e sotme, ka deklaruar para gazetarëve se, pavarësisht vlerave që ka ekipi kundërshtar, sërish Vllaznia ka një objektiv të vetëm: për të fituar me çdo kusht. “Përballë kemi një ekip shumë të mirë, që e tregoi veten edhe në finalen e Superkupës, ndaj nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, nuk i trembem Kukësit. Ne jemi Vllaznia dhe si të tillë duhet të sillemi në fushën e lojës. Nëse tregohemi seriozë në fushën e lojës, sigurisht që mund të fitojmë jo vetëm ndaj këtij kundërshtari, por ndaj të gjithëve.Optimizëm në kampin shkodran në pragndeshjen e nesërme me Kukësin. Trajneri Armando Cungu, në konferencën për shtyp, të organizuar paraditen e sotme, ka deklaruar para gazetarëve se, pavarësisht vlerave që ka ekipi kundërshtar, sërish Vllaznia ka një objektiv të vetëm: për të fituar me çdo kusht. “Përballë kemi një ekip shumë të mirë, që e tregoi veten edhe në finalen e Superkupës, ndaj nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, nuk i trembem Kukësit. Ne jemi Vllaznia dhe si të tillë duhet të sillemi në fushën e lojës. Nëse tregohemi seriozë në fushën e lojës, sigurisht që mund të fitojmë jo vetëm ndaj këtij kundërshtari, por ndaj të gjithëve.Na mungon një sulmues, megjithatë mendoj se jemi përmirësuar jo pak dhe do të luftojmë në të dy frontet, për të bërë më të mirën. Se deri ku do të arrijmë, këtë nuk mund ta them, por jam i bindur se Vllaznia ka për të bërë një sezon shumë më të mirë se të fundit,” – ka shtuar ai. Ndeshja Vllaznia-Kukësi, e vlefshme për javën e parë të kampionatit, do të luhet të enjten, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe interesimi për të duket i madh. Kjo konstatohet edhe nga numri i konsiderueshëm i biletave që janë shitur, qysh ditën e sotme.
© vllaznia.al