Trajneri Gjoka: Do kërkojmë fitoren ndaj Partizanit

249

Trajneri i ri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka dal në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Partizanin. Gjoka është shprehur i bindur në arritjen e një rezultati pozitiv ndaj të kuqve dhe tregoi edhe një nga ndryshimet në formacionin e Vllaznisë. “Kundërshtari kryesor i kësaj sfide është koha. Gjithsesi mendoj se kemi në dispozicion lojtarë me personalitet në përbërje dhe jemi mbështetur tek lojtarët që kanë më shumë eksperiencë nga kjo situatë që ndodhemi. Kam besim se gjërat do të shkojnë mirë nesër. Duhet të rrisim entuziazmin dhe të arrijmë ti japim çdo lojtari vlerat që ka. Sulmi është më problematik te Vllaznia. Prandaj, ndaj Partizanit, duke parë dëmtimin e Atsinës dhe formën jo të mirë të Ribajt, vendosa që sulmin t’ia besoj Kalajës, duke pasur parasysh cilësitë e tij. Do të kërkojmë me çdo kusht vetëm fitoren ndaj Partizanit. Një 3-pikësh ndaj të kuqve është një oksigjen për ne. Besoj se nesër do të na mbështesë edhe tifozeria shkodrane.” – tha ndër të tjera Gjoka.Takimi Vllaznia – Partizani do të luhet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.