Trajneri Raineri: Besoj se Vllaznia mund t’ia dalë ndaj Kukësit

190

Në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para ndeshjes së hapjes të kampionatit me Kukësin, trajneri i Vllaznisë Baldassare Raineri ka treguar besim për marrjen e një rezultati pozitiv. Duke folur para gazetarëve ai ka thënë: “Kane thene shume gjera per ne. E kane bere fakt te kryer fitoren e Kukesit por une them vetem kaq: do vendos fusha e lojes se kush do fitoje. Une jam I kenaqur me grupin qe kam zgjedhur te punoj dhe e vetmja keqardhje eshte se do deshiroj te kisha edhe vetem nje jave me shume ne dispozicion per t’u pergatitur per kete ndeshje megjithate fale edhe mbeshtetjes se zjarrte te tifozeve tane mund t’ia dalim. Grupi është thuajse i kompletuar, siç e dini do vijnë edhe tre futbollistë të tjerë që unë i njoh dhe mendoj se kanë vlera dhe me to, skuadra besoj se është e plotësuar. Kjo listë e futbollistëve që kam bërë unë, është vetëm e imja. Nuk ka patur asnjë ndërhyrje të askujt. Edhe nëse presidenti, ai që më paguan, do më ndërhynte, unë nuk do ta lejoja sepse ky është profesioni im. Kam shumë besim tek djemtë, edhe tek mbështetja e tifozëve tanë të zjarrtë për ta nisur mbarë këtë kampionat. E kam të qartë se jemi me -3 pikë por mund t’ia dalim”.
www.vllaznia.al