Vllaznia analizon humbjen dhe lojën e dobët ndaj Skënderbeut

207

Pasditen e sotme ekipi i Vllaznise ka zhvilluar analizen e zakonshme te ndeshjes se rradhes, asaj me Skenderbeun. Duhet permendur se nje praktike e tille ndiqet rregullisht tek ekipi i Vllaznise, ne diten e pare te stervitjes pas ndeshjes dhe kjo ndodh si ne rastet kur skuadra fiton, barazon apo dhe humb. Edhe ne analizen e sotme ka ndodhur e njejta gje, pavaresisht se shqetesimi ka qene disi me i madh per shkak te humbjes se pesuar ne Korce dhe per me teper, per lojen e dobet te zhvilluar. Perveç stafit teknik dhe futbollisteve, ne kete analize kane asistuar edhe administratori Gjyrezi dhe drejtori teknik Zeka. Konkluzioni i dale nga analiza ka qene ai se mbase te shtunen ka qene nje dite e keqe per kuqeblute. Ndoshta edhe goli i pesuar shpejt, i çorientoi futbollistet qe me pas, e paten te veshtire te reagonin. E rendesishme eshte qe futbollistet e pranuan pergjegjesine e lojes se dobet te zhvilluar dhe premtuan qe ne ndeshjet e ardhshme te mos perseriten keto gabime. Stafi teknik nderkohe per te evidentuar edhe me mire gabimet e bera ndaj Skenderbeut, ka vendosur qe paraditen e neserme te zhvilloje edhe nje analize me pamjet filmike te ndeshjes. Per ne, e rendesishme eshte qe Vllaznia te rikthehet sa me shpejt tek rezultatet pozitive.

© vllaznia.al