“Vllaznia B” pëson humbjen e parë. Mundet 0-2 në Kukës

80

Java e tretë e kampionatit të kategorisë së dytë ka sjellë edhe humbjen e parë për ekipin “Vllaznia B”. Ajo ka luajtur pasditen e sotme në Kukës dhe është mundur 0-2 nga “Kukësi B” në kuadrin e javës së tretë të kampionatit. Gjithçka ka marrë fund brenda 45 minutave të para. Vendasit kanë shënuar dy herë, përkatësisht në minutat 10 dhe 29-të me autorë Gjutën e Domin. Më pas ata kanë arritur ta administrojnë si duhet avantazhin pavarësisht përpjekjeve të ekipit shkodran për të shënuar. Kuqeblutë nuk ia kanë dalë dot dhe kësisoj janë pajtuar me humbjen në këtë ndeshje. Duhet thene se tek “Vllaznia B” ne kete ndeshje ka patur disa mungesa te rendesishme ne formacion, qe normalisht kane ndikuar ne paraqitjen e skuadres ne fushen e lojes.Kësisoj pas javës së tretë të kampionatit, “Vllaznia B” ka mbetur në kuotën e 4 pikëve duke mbajtur vendin e tetë në renditje.

© vllaznia.al