Vllaznia B vazhdon “marshimin”. Kalon edhe Veleçikun

222

Vazhdon marshimi i suksesshëm i djemve të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja në kampionatin e kategorisë së dytë. Ata kanë arritur të fitojnë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Veleçikut, ndeshje kjo e luajtur në Koplik, në një fushë që konsiderohej shumë e vështirë pasi edhe vendasit donin patjetër fitoren. Përballja në fakt nuk ka nisur mirë për ekipin shkodran. Ka qenë sulmuesi i vendasve që ka arritur të shënojë që në minutën e 5-të të ndeshjes. Por Vllaznia nuk është dorëzuar. Në minutën e 13-të Hallunaj ka barazuar rezultatin ndërsa në minutën e 24-të pas një kundërzbritje të shpejtë, Djepaxhia do të shënonte edhe golin e dytë, atë të avantazhit. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 2-1. Në të dytën, do të ishte Arsid Kruja ai që do të shënonte edhe golin e sigurisë duke bërë kështu që ekipi i tij të merrte një fitore shumë të rëndësishme. Me këtë trepikësh, Vllaznia B është ngjitur në kuotën e 22 pikëve duke konsoliduar pozitat e saj në vendin e dytë në renditje ndërkohë që para saj është vetëm Egnatia me pesë pikë më shumë. Vazhdimi i kampionatit kuptohet që do të jetë më i vështirë megjithatë skuadra jonë nuk do heqë dorë nga pretendimet e saj për t’u ngjitur një kategori më lart.Ja formacioni me të cilin luajti sot ekipi ynë:
Vllaznia B: Vjerdha, Mehmedaj, Balaj, Kukaj, Ruqi, Bega, Mehja (Hoxha), Lushaj, Hallunaj (Prençi), Djepaxhia (Kaçubela), Kruja. Tr: E. Kraja

© vllaznia.al