Vllaznia barazim 2-2 me Veleçikun. Shënojnë Soza e Aguirre

224

Në barazim 2-2 është mbyllur ndeshja miqësore në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Veleçikut e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Loja e kuqqebluve nuk është ngjitur në nivelin e pritshëm megjithatë pozitive ka qenë shënimi i të dy golave nga ana e futbollistëve të sapoardhur nga merkatoja, pikërisht uruguajanët Soza e Aguirre. Trajneri Raineri e ka nisur lojën me këtë formacion: Në portë Selimaj, në mbrojtje Gocaj, Beqiri, Sykaj e Baci. Në mesfushë ka aktivizuar Shtubinën, Shalën, Demën e Kalajën ndërsa në sulm Krujën dhe Sozën. Ndeshja ka nisur më mirë për koplikasit që kanë shënuar shpejt me anë të  por Vllaznia e rrit lojën e saj dhe në minutat e fundit të pjesës së parë, sulmuesi uruguajan Soza do të barazonte rezultatin. Që në fundin e pjesës së parë stafi kuqeblu ka filluar zëvendësimet teksa ka futur në lojë edhe Cioffin dhe Tafilin ndërsa në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe futbollistë të tjerë dhe pikërisht Campironin, Mehmedoviç, Mujkoviç, Marku, Markolaj, Vecaj, Hajdari, Pjeshka e Guri. Në minutën e 65-të do të ishte uruguajani tjetër Aguirre ai që do të shënonte duke kaluar në avantazh Vllazninë. U krijua bindja se ajo do ta fitonte ndeshjen por në minutën e fundit të lojës, do të ishte Djepaxhia ai që do të barazonte rezultatin në 2-2 i cili nuk do ndryshonte deri në fund. Pavarësisht barazimit, duhet thënë se kjo ndeshje i ka shërbyer jo pak trajnerit Raineri për të parë gjendjen e ekipit në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme me Tiranën. Njëkohësisht për të parë edhe formën e futbollistëve të ardhur së fundi nga merkatoja.
www.vllaznia.al