Vllaznia barazon 0-0 me Flamurtarin. Anullohet një gol mëse i rregullt

214

Vllaznia është e pafat. Ajo nuk ka arritur të fitojë as sot ndaj Flamurtarit në ndeshjen e luajtur për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë teksa në fund të takimit është fiksuar rezultati 0-0. Rreth 20 raste të pastra të humbura, mbi 30 goditje nga këndi të ekzekutuara, nuk I kanë mjaftuar kuqebluve për ta fituar këtë ndeshje. Ata kanë dominuar totalisht në fushë ndaj një Flamurtari inekzistent dhe për këtë të vjen keq që nuk u fitua kjo ndeshje. Madje edhe goli I Bushiç shënuar në minutën e 92-të të ndeshjes, nuk I ka dhënë fitoren Vllaznisë, ngaqë ai është anulluar nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje të sulmuesit kroat kur në fakt pamjet filmike tregojnë të kundërtën. Fotoja e këtij rasti, nxjerr nga pamjet filmike të ndeshjes, e vërteton më së miri këtë gjë megjithatë Cjapi dhe ndihmësi i tij Tartari, vendosën që ta anullojnë atë. Duke u ndalur tek loja,  pjesa e parë sidomos ka qenë ajo e rasteve të humbura teksa vetëm mungesa e fatit I ka penguar shkodranët të kalojnë në avantazh. Në të dytën presioni ka vazhduar nga vendasit megjithatë goli nuk ka dalë në dritë. Edhe atëherë kur Bushiç shënoi në fund, ai është anulluar. Përfundimisht 0-0 në këtë takim, çka I ul disi shpresat e Vllaznisë për kalimin në gjysmëfinale megjithatë trajneri Canaj mendon të kundërtën ndërsa ai I Flamurtarit, Gjoka thotë se skuadra e tij është më e favorizuar. Në këtë mënyrë, pas dy ndeshjesh me shumë raste të humbura, Vllaznia duhet patjetër të çlirohet në ndeshjen e së shtunës për kampionat me Kastriotin në Krujë. Kuqeblutë po luajnë mirë dhe ky është një tregues I formës optimale që ato ka kalojnë në këto momente.
© vllaznia.al