Vllaznia barazon 0-0 me Teutën në “Niko Dovana”

230

Skuadra shkodrane ka arritur të marrë një barazim me vlera pasditen e sotme në Durrës ndaj Teutës. Në fund të 90 minutave është shënuar rezultati 0-0 dhe dy ekipet kësisoj kanë ndarë nga një pikë. Loja ka qenë përgjithësisht e ekuilibruar. Vllaznia ka patur edhe ajo rastet e saj me Shtubinën në pjesën e parë ndërkohë që rastin më të pastër e ka patur Gocaj në të dytën por ai i vetëm përballë portierit Moçka, ka gabuar duke e çuar topin mbi traversë. Vendasit kanë patur edhe ato rastet e veta megjithatë mbrojtja kuqeblu dhe portieri Agoviç kanë bërë detyrën duke mbajtur të paprekur portën e tyre. Përfundimisht barazim 0-0 dhe kuqeblutë me këtë pikë të marrë pasditen e sotme, janë ngjitur në kuotën e 20 pikëve. Tashmë kuptohet që vëmendja do të jetë e përqendruar tek takimi i fundit i këtij viti, ai që do të luhet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Tiranës. Padiskutim që objektivi i vetëm në këtë ndeshje do të jetë fitorja në mënyrë që festat e fundvitit të festohen në mënyrën e duhur nga Vllaznia dhe tifozët e saj.
Vllaznia luajti me këtë formacion sot ndaj Teutës: Agoviç, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Krymi, Bardulla, Tafili, Shtubina (Kapaklija), Çinari (Kruja), Pepa (Hebaj).Tr: A.Cungu

© vllaznia.al