Vllaznia barazon 1-1 ndaj Teutës në Shkodër. Shumë raste të humbura

205

Vllaznia ka bere nje tjeter hap te gabuar. Ajo ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Teutes Brenda ne Shkoder, ne ndeshjen e luajtur pasditen e se shtunes ne stadiumin “Loro Boriçi” duke I renduar edhe me shume pozitat e saj ne renditje. Goli I Shtubine ne minutat shtese te ndeshjes I ka dhene nje pike per ngushellim kuquqeblu te cilet ishin shume prane humbjes ne kete takim. Ne fakt do ishte nje humbje e pamerituar nisur nga rastet e shumta te shenimit te humbura ne pjesen e pare te ndeshjes. Hajdari ne tre-kater momente, Tafili, Semina dhe Shtubina duhej te kishin shenuar nisur nga rastet e krijuara por ate qe se bene ate, e beri shkodrani qe luan per Teuten Ansi Nika cili ka shenuar ne minute e 15-te pas aksionit te pare per skuadren durrsake. Pjesa e pare do mbyllej 1-0 per miqte. Ne te dyten presioni I vendasve bie disi megjithate ata e kerkojne golin ebarazimit deri ne fund dhe pikerisht ne minuten e 92-te do te shenohej nga Ndriçim Shtubina. Perfundimisht 1-1 ne kete takim.Vllaznia kesisoj ka bere nje tjeter hap te gabuar dhe per te, gjerat jane veshtiresuar edhe me shume teksa kampionati tashme ka hyre ne nje rruge pa krye teksa çdo jave e me shume po verehen supriza ne rezultatet qe arrihen.
Vllaznia- Teuta 1-1
Vllaznia: Vujadinoviç, Semina (Shtubina 32′), Vukçeviç, Sykaj, Baci, Tafili (Belisha 69′), Nikoliç (Kruja 53′), Bardulla, Gocaj, Hajdari, Bushiç. Tr: Agim Canaj
Teuta: Rizvani, Idrizi (R.Hoxha 46′), Jakupi, Osmani, Ahmataj, Hodo, Nika, Batha, Dosti, Joel (D. Xhafaj 46′), Samb (Kalu 62′). Tr: Roberto Sorrentino
Shënues: Shtubina 90’+2/ Nika 15′
Gjyqtarë: L. Jemini, R.Avdo, G. Qirici (Tiranë)
Kartona të verdhë: Hajdari/ Hodo, Samb

© vllaznia.al