Vllaznia e femrave e nis me fitore. Mund 9-0 Bilisht Sportin

242

Kampionia në fuqi e futbollit të femrave, Vllaznia e Shkodrës, e ka nisur edhe kampionatin e ri me fitore duke mundur me rezultatin e thellë 9-0 Bilisht Sportin. Ndeshja e parë e këtij kampionati ka qenë pikërisht paraditen e sotme ka qenë ajo që është zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” ku përballë vajzave shkodrane kanë qenë debutueset e Bilisht Sport. Ndeshja nuk ka patur shumë histori sepse mes ekipeve ka patur një disnivel të madh. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 5-0 ku një gol ka patur për autore Megi Doçin, një tjetër Jesmira Tulën dhe tre të tjerë janë shënuar nga sulmuesja Ana Baro. Në pjesën e dytë, ndonëse janë kryer disa zëvendësime nuk ka patur asnjë problem sa I takon fitores madje janë shënuar edhe katër gola të tjerë me autore Megi Doçin, Xhemile Berishën, Arlinda Grudën dhe Denis Proton. Përfundimisht 9-0 për Vllazninë që e nis me fitore kampionatin. Trajneri I kësaj skuadre Selami Pepaj nuk ndalet shumë tek kjo ndeshje por thotë se objektivi I skuadrës që ai drejton është padyshim titulli kampion edhe sivjet. “Mendoj se sot arritëm një fitore të lehtë ndaj një kundërshtari pa shumë përvojë megjithatë duhet të vazhdojmë punën tonë për të fituar të gjitha ndeshjet një e nga një. Objektivi i Vllaznisë është i qartë: për t’i fituar të dy trofetë edhe këtë sezon dhe jam shumë i bindur se mund t’ia dalim nisur nga puna që po bëjmë në stërvitje dhe lojtaret që kam në dispozicion”- ka thënë ai.Vllaznia për femra në këtë mënyrë do të tentojë të fitojë të gjitha trofetë edhe në sezonin e ri. Ajo ka zhvilluar një merkato shumë të mirë dhe presidenti Lazer Matija ka grumbulluar në skuadër pjesën më të madhe të kombëtares shqiptare dhe prandaj nuk mendohet ta ketë të vështirë t’I mundësi 11 ekipet e tjera pjesmarrëse në këtë kampionat.
Formacioni i Vllaznisë në ndeshjen e sotme ishte ky: Rexhepi- Bajrakurtaj (Ndoci 46′), Rrahmani, Gjini, Berisha, Begolli (Lazri 22′), Tula (Proto 46′), Doçi, Gruda, Baro (Qevani 46′), Jashari (Sufaj 46′). Trajner: Selami Pepaj
© vllaznia.al