Vllaznia e femrave e nis si kampione. Mund 7-0 AAS-në

194

E ka nisur me fitore kampionatin e ri, kampionia në fuqi e vendit në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës. Në ndeshjen e parë të tij, ajo ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 në takimin kundër ekipit tjetër shkodran të AAS-së. Në ndeshjen e luajtur në fushën “Reshit Rusi”, trajneri Nikolin Leka e ka nisur lojën me këtë formacion: Raxhimi, Muja, Gjini, Franja, Jashari, Bajraktari, Lipe, Koldashi, Maliqi, Gruda dhe Doçi. Epërsia e vajzave kuqeblu ka qenë e dukshme dhe për rrjedhojë, ato kanë shënuar njëri pas tjetrit plot 7 gola në portën kundërshtare. Dy prej këtyre golave mbajnë firmën e sulmueses së mirënjohur Megi Doçi dhe po kaq gola ka shënuar edhe Luçije Gjini ndërsa nga një gol kanë shënuar Esmeralda Franja, Arlinda Gruda dhe Arbiona Bajraktari. Vllaznia konsiderohet edhe këtë sezon pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion, titull ky që do të ishte i katërti rradhazi për të.

© vllaznia.al