Vllaznia e nis keq, humbet 1-3 ndaj Kukësit

217

Vllaznia nuk e ka nisur siç duhet vitin 2018 duke u ndalur në fushën e saj që në ndeshjen e parë. Në sfidën e parë, atë ndaj Kukësit, skuadra shkodrane është mundur me rezultatin 1-3. Të katër golat e kësaj ndeshje janë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht ka qenë shkodrani Guri që ka kaluar në avantazh kukësianët në minutën e 50-të ndërkohë që Kalaja do të barazonte shifrat në minutën e 70-të por ky gol nuk do të mjaftonte.Kukësi do të shënonte edhe dy gola të tjerë me anë të Zderiç dhe Bakajt duke marrë një trepikësh me shumë vlerë ndërkohë që shkodranët largohen sërish të mërzitur nga stadiumi.

© vllaznia.al