Vllaznia e nis me humbje kampionatin e ri. Mundet 0-1 nga Flamurtari

48

Vllaznia e ka nisur me humbje kampionatin e ri të futbollit. Në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit, ajo është mundur me rezultatin 1-0. Goli I Taulant Kuqit në minutën e 27-të të ndeshjes, I ka mjaftuar vlonjatëve për ta nisur me fitore kampionatin e ri. Shkodranët nga ana e tyre kanë zhvilluar një ndeshje shumë të dobët duke mërzitur së tepërmi tifozët por edhe drejtuesit e kësaj skuadre. Ata nuk kanë arritur për asnjë moment të tregojnë vlerat e tyre. kuqeblutë kanë treguar probleme të mëdha në repartin e sulmit teksa në këtë ndeshje nuk ka qenë I gatshëm as kroati I sapoblerës Bushiç për arsye të mosarrjes ende të kartonit. Në pjesën e parë të këtij takimi, loja nisi më e mirë për vendasit por ata nuk kishin fuqi goditëse. Ndërkohë në minutën e 27-të, Kuqi pas një rrëmuje në zonën shkodrane, ka goditur saktë duke shënuar. Pjesa  eparë do të mbyllej 1-0 për miqtë. Në të dytën, falë edhe ndryshimeve në formacion, pritej që Vllaznia të paktën të barazonte. Por shpresat u zbehën kur në minutën e 65-të të ndeshjes, mbrojtësi Alis Baci është larguar me karton të kuq nga fusha për një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit. Pas këtij momenti, forca goditës e kuqebluve u zbeh së tepërmi dhe fundi I ndeshjes nuk ka dhuruar rezultat tjetër por vetëm 1-0 për miqtë. Një humbje që ka dëshpëruar shumë tifozët kuqeblu por edhe vetë drejtuesit e klubit të cilit kishin menduar se ishte ndërtuar një ekip shumë interesant megjithatë ndeshja e djeshme tregoi tjetër gjë. Janë shumë gjëra për t’u rregulluar dhe sigurisht që stafit drejtues I duhet shumë punë për të bërë.
Vllaznia- Flamurtari 0-1
Vllaznia: Vujadinovië, Beqiri, Sykaj, Rajoviç, Baci, Tafili, Ramadani (Belisha 46’), Bardulla (Dibra 46’), Shtubina (Kruja 76’), Hajdari, Gjini Tr. A.Canaj
Flamurtari: Xhelilaj, Sakaj, Dushku, Veliu, Begaj (Qejvani 89’), Arbri (Liçaj 66’), Kuqi, Lena, Mici, Shehaj (Nelaj 58’), Pepa Tr. E.Gjoka.
Gyqtarë: L.Jemini, E.Barushi, E.Biçaku
Vëzhgues: Myrteza Allkaj
Delegat : Hito Hitaj
Shënues: Kuqii 27’
Kartona të verdhë: Beqiri /Sakaj
Kartoni I Kuq: Baci 65’