Vllaznia e pafat sërish. Barazon 1-1 me Partizanin para 6 mijë tifozëve

232

Vllaznia sërish e pafat. Edhe në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës ndaj Partizanit, ajo nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 1-1. Rastet e krijuara sidomos në fundin e takimit nuk janë shndërruar dot në gol prandaj kuqeblutë janë larguar të zhgënjyer nga stadium “Loro Boriçi”.

Në ndeshjen e sotme, ka rënë prania e mbi 6 mijë tifozësh shkodranë të cilët kishin ardhur në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Ndeshja filloi mirë për vendasit të cilët dominuan në fushë por në pjesën e parë nuk kanë arritur dot të shënojnë. Në minutën e 63-të Ibrahimi do të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe për rrjedhojë edhe të kuqin duke e lënë skuadrën e Partizanit me një futbollist më pak. Në vend që Vllaznia të përfitonte nga kjo, do ishte Mazrekaj ai që do shënonte për të kuqtë në minutën e 68-të. Reagimi I Vllaznisë do vinte shpejt dhe Vukçeviç do barazonte shifrat në minutën e 78-të. Në minutat e fundit presioni I vendasve do rritej dhe krijohen disa raste shënimi të pastra me anë të Krajës, Bushiç e Dibrës por pa sukses. Përfundimisht barazim 1-1 në mes këtyre dy ekipeve. Për trajnerin Canaj është zhgënjyese mungesa e fatit sërish për Vllazninë ndërsa trajneri I Partizanit Sampaio vlerësoi Vllaznisë si skuadër që nuk e meriton vendin ku ndodhet aktualisht. Me barazimin e sotëm, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 23 pikëve duke qenë sërish në zonën e rrezikuar megjithatë ka edhe 13 ndeshje deri në fund të kampionatit.
Vllaznia- Partizani 1-1
Vllaznia: Vujadinoviç, Gocaj, Kraja, Vukçeviç, Baci, Tafili (Shtubina 62′), Bardulla (Dibra 76′), Hajdari, Sykaj, Kruja (Nikoliç 76′), Bushiç. Tr: A. Canaj
Partizani: Hoxha, Murati, Rrahmani, G. Krasniqi, Ibrahimi, Demiri (Oladele 90′), Antanasijeviç, Dunkoviç (Nexhipi 60′), Mazrekaj, B. Krasniqi, Memelli (Hyshmeri 76′). Tr: G. Tomori
Shënues: Vukçeviç 78’/ Mazrekaj 68′
Gjyqtarë: R. Sadiku, R. Preça, E. Ganxhi (Elbasan)
Kartona të verdhë: Gocaj, Baci, Bardulla/ Murati, Ibrahimi (2), Memelli, Mazrekaj, Nexhipi
Karton i kuq: Ibrahimi 63′

© vllaznia.al