Vllaznia femra kalon edhe Apoloninë. 7 ndeshje- 7 fitore

216

Kampionet në fuqi të Shqipërisë në futbollin e femrave, vajzat e Vllaznisë, kanë arritur një tjetër fitore në kampionat. Ato mesditën e sotme kanë fituar 2-0 ndaj Apolonisë, skuadër e cila mbante vendin e dytë në renditje. Ndeshja është zgjidhur që në pjesën e parë. Dy golat e shënuar kanë patur për autore sulmuesen Uendi Muja dhe mbrojtësen Arbiona Bajraktari. Në pjesën e dytë, trajneri Leka u ka dhënë mundësinë edhe futbollisteve të stolit të luajnë dhe për këtë arsye, niveli ka rënë disi duke bërë që të mos ketë më gola. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë shqetësim. Vllaznia në këtë mënyrë fiton 2-0 dhe merr një tjetër trepikësh me vlerë që e mban atë sërish në vendin e parë në renditje. Bilanci i kuqebluve është vërtetë i shkëlqyer. 7 ndeshje- 7 fitore dhe 21 pikë në krye të renditjes. Edhe golaverazhi është i shkëlqyer, 60-0. Ky ekip është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion për të katërtin vit rradhazi dhe mbase tashmë kjo gjë është vetëm një formalitet.

© vllaznia.al