Vllaznia femra mund 9-0 Teutën. “Duel” golash Muja- Doçi

238

Vllaznia në futboll për femra ka nisur rrugëtimin e saj në Kupën e Shqipërisë duke shfaqur menjëherë objektivat e saj për të qenë fituese edhe e këtij trofeu për të katërtin vit rradhazi. Mesditën e sotme, ajo ka luajtur në Durrës ndaj Teutës vendase ndeshjen e turit çerekfinal. 90 minutat e kësaj përbëllje nuk kanë patur shumë histori dhe në fund të tyre është fiksuar rezultati i thellë 9-0.

Kronika e takimit ka patur në vetvete një “duel” në mes dy sulmueseve të ekipit shkodran, pikërisht Megi Doçit dhe Uendi Mujës. Kjo e fundit ka arritur të shënojë plot pesë gola ndërkohë që tjetra e ka dërguar topin katër herë në rrjetën e portës kundërshtare. Me këtë fitore, Vllaznia e trajnerit Leka ka siguruar të drejtën për të kaluar në turin gjysmëfinal të Kupës, aty ku do të ndeshet me fituesen e çiftit The Door- Tirana AS. Objektivi i vajzave kuqeblu dihet dhe është fitorja edhe e këtij trofeu, ashtu si dhe e titullit kampion. Ndeshja gjysmëfinale luhet javën e ardhshme në Shkodër.

© vllaznia.al