Vllaznia fiton 1-0 me Teutën. Autogoli Rizvanit, Lika humb 11-metërsh

272

Vllaznisë I ka mjaftuar autogoli I portierit Rizvani në minutat shtesë të pjesës së parë, për të fituar ndeshjen ndaj Teutës. Takimi I luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” është mbyllur kësisoj me fitoren e ngushtë të shkodranëve me rezultatin 1-0. Para fillimit të tij, është mbajtur një minutë heshtje në nderim të gazetarit sportiv Ymer Striniqi të ndarë nga jeta pak ditë më parë. Më pas, ndeshja ka nisur por pjesa e parë ka qenë shumë e dobët për të dy ekipet. Rasti më I mirë për shënim ka qenë Shtubina që ka goditur shtyllën në minutën e 23-të por pa arritur dot të shënojë. Kur u duk se kjo pjesë  do mbyllej në barazim, në minutat  shtesë, portieri I Teutës Rizvani ka gabuar në zotërimin e një topi duke e dërguar atë në rrjetë. Në pjesën e dytë, kuqeblutë do të kishin mundësi të shënonin edhe një gol të dytë por Gilman Lika në minutën e 74-të nuk do arrinte të shënonte nga pika e bardhë në një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë në këtë ndeshje duke bërë që ajo të marrë një trepikësh me të cilin është ngjitur në kuotën e 33 pikëve. Pas ndeshjes, trajnerët Zmijani dhe Biturku kanë thënë se rezultati I përgjigjet lojës së zhvilluar nga të dy ekipet.Kuqeblutë tashmë ndodhen në pozita shumë komode në renditje megjithatë për ta tashmë është detyrë të kalojnë ekipin e Flamurtarit në renditje dhe kjo është plotësisht e realizueshme sepse me vlonjatët ata do të luajnë pas dy javësh në Shkodër.

© vllaznia.al