Vllaznia fiton 2-0 në Kamëz. Çerekfinalja e Kupës, një hap larg

217

Dy golat e Yll Hoxhës në minutat 88 dhe 93-të kanë bërë që Vllaznia të fitonte në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kamëz ndaj skuadrës vendase, takim ky I vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Fitorja 2-0 e kuqebluve në këtë takim, I bën ata që të jenë favoritë tashmë për kalimin në çerekfinale të këtij kompeticioni. Vllaznia e nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion. Trajneri Cungu kishte lënë në Shkodër Shtubinën, Bardullën e Gocajn ndërkohë që në fushë kishte hedhur vetëm Bicajn, Markun e Krymin nga titullarët. Megjithatë, duhet thënë se lojtarët që janë aktivizuar, për asnjë moment nuk kanë qenë titullar ndaj vendasve. Kamza vërtetë luan në kategorinë e parë, por në fushë ajo është shfaqur si e barabartë me skuadrën shkodrane. Gjatë ndeshjes janë aktivizuar në formacionin e skuadrës kuqeblu edhe Dibra, Tafili e Kruja. Rastet më të pastra Vllaznia i ka patur në pjesën e dytë.Në minutën e 71-të Vecaj bën një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zone dhe portieri Bytyçi e ka grushtuar mirë topin që më pas u godit edhe nga Hoxha por sërish portieri vendas ka zotëruar topin. Sërish Vecaj në minutën e 86-të do të kishte mundësi të shënonte por gjuajtja e tij këtë herë pengohet nga shtylla e djathtë pingule e porrtës së Kamzës. Një minutë më vonë është Dibra që do kishte një tjetër rast megjithatë atë që nuk e bënë këta dy futbollistë, do ta bënte Ylli Hoxha I cili në minutën e 88-të ka arritur të gjuajë saktë tokazi dhe topi përfundon në rrjetë. Gol që nuk do ishte I fundit sepse e njëjta skemë përsëritet edhe pas 4 minutash dhe përsërish mesfushori kosovar do të shënonte duke bërë që I gjithë takimi të mbyllej me fitoren 2-0 të Vllaznisë që tashmë e sheh veten thuajse në çerekfinale të Kupës.

© shkodrasport.com