Vllaznia fiton 4-0 ndaj Adës. Provohen serbët Paunoviç dhe Dopudj

252

Vllaznia ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Adës në miqësoren e saj të tretë gjatë kësaj periudhe përgatitore. Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe në fakt nuk mund të merret si barometër I gjendjes reale të kuqebluve sepse përballë kanë patur një kundërshtar që sapo kishte nisur stërvitjen. Skuadra shkodrane ka shënuar nga dy gola për çdo pjesë lojë në këtë miqësore ndërkohë që me interes ka qenë verifikimi I gjendjes së dy futbollistëve serbë të ardhur për provë, mbrojtësit Dopulj dhe mesfushorit Paunoviç. Nga këta dy futbollistë, ka spikatur sidomos mesfushori Paunoviç megjithatë për të do të vendoset në ditët në vazhdim. Gjatë pjesës së parë, për Vllazninë ka shënuar dy gola mesfushori Arsid Kruja ku sidomos I dyti ka qenë një kryevepër për nga mënyra  e finalizimit. Në pjesën e dytë janë aktivizuar futbollistët e rinj megjithatë edhe ata kanë arritur të shënojnë dy gola me anë të Shabës dhe Dibrës. Kështu, është mbyllur përfundimisht me rezultatin 4-0 në favor të Vllaznisë kjo miqësore e cila është e parafundit ngaqë të fundit ajo do ta luajë ditën e shtunë në Podgoricë ndaj ekipit Çelik të Nikshiqit. Për t’u theksuar është edhe fakti se sot ekipi shkodran ka lënë përfundimisht Velipojën për të vazhduar me stërvitjet në qytetin e tij ngaqë kushtet atmosferike në qytezën bregdetare e kanë bërë të pamundur një stërvitje në kushte normale të këtij ekipi.
© vllaznia.al