Vllaznia fiton 4-0 në Krujë për Kupë. Në çerekfinale përballë Kukësit

284

Skuadra shkodrane e ka prishur “tersin” e humbjeve rradhazi teksa pasditen e sotme ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 në Krujë ndaj Kastriotit vendas në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Krutanët në fakt nuk kanë luajtur me formacionin e tyre kryesor por edhe Vllaznia nuk i ka patur në dispozicion të gjithë titullarët. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 22-të nga ana e Gocajt që ekzekuton në mënyrë të përkryer një goditje dënimi. Pas këtij goli, do ishte rradha e sulmuesit uruguajan Sebastian Soza për të shënuar një dopietë në minutat 27 dhe 44. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 3-0. Në pjesën e dytë, do të shënonte edhe Kraja në minutën e 69-të. Përfundimisht 4-0 për Vllazninë e cila është kësisoj e kualifikuar për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, tur në të cilin ajo do të ndeshet me ekipin e Kukësit teksa ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkodër dhe e kthimit në Kukës.Por për të menduar për këto ndeshje kuqeblutë do kenë kohë sepse ato do zhvillohen në janarin e vitit të ardhshëm ndërkohë që ata tashmë duhet të mendojnë për ndeshjen e së shtunës me Tiranën për kampionat.

© vllaznia.al