Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë. Mund 1-0 Tërbunin

235

Pas fitores pak ditë më parë ndaj Kastriotit, ekipi i Vllaznisë ka marrë një tjetër fitore në ndeshjet miqësore të prag-sezonit. Këtë herë ai ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Tërbunit. Ndeshja është luajtur pasditen e së mërkurës në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është mbyllur me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi Charles Atsina. 29 vjeçari që ka firmosur për kuqeblutë tre ditë më parë, ka shënuar në pjesën e parë të këtij takimi. Sakaq, me Vllazninë ka debutuar në këtë takim edhe Orelesi ndërkohë që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi të vogël Hasani. Trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Tafili, Krymi, Kalaja, Lika, Çinari dhe Atsina. Ndërkohë në pjesën e dytë, janë aktivizuar edhe pjesa tjetër e futbollistëvve. Në këtë mënyrë, edhe miqësorja e tretë e Vllaznisë është mbyllur me fitore ashtu siç ka përfunduar edhe ajo me Kastriotin (3-0) ndërkohë që me Laçin është ndarë në barazim (1-1).

© vllaznia.al