Vllaznia fiton edhe ndaj Dinamos, forcon pozitat në krye të renditjes

308

Vllaznia mund edhe Dinamon dhe pas javës së tretë të kampionatit udhëheq e vetme renditjen e grupit A të kategorisë së parë. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 2- 0, falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Tafili e Zhunior. Pavarësisht ndonjë rasti të krijuar nga të dy ekipet, pjesa e parë është mbyllur e bardhë pa gola, 0-0. E dyta do të niste krejt ndryshe, me një Vllazni më agresive. Tafili në minutën e 52-të me një gjuajtje të fortë brenda zone, do të kalonte në avantazh kuqeblutë. Pas golit, vendasit lirohen dhe kontrollojnë gjithçka dhe krijojnë edhe disa raste të pastra shënimi sërish. Në minutën e 83-të ndërkohë pas një pasimi të Gurishtës, është braziliani Zhunior që shënon golin e dytë dhe të tretin për të në kampionat në po kaq ndeshje të luajtura.  Përfundimisht 2-0 për Vllazninë që ngjitet në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur vendin e parë në renditje.
Vllaznia: Sherri, Gocaj (Hajdari), Ignat, Zeqaj, Gurishta, Krymi, Tafili, Ruqi (Marku), Lika, Zogaj, Zhunior ( Malota). Trajner: Hasan Lika
Dinamo: Laço, M.Nuriu, Muça, Sheta, Selimaj, R.Nuriu, Topalli (Vrapi), Sefa (Çema) Puci, Prendi (Dingu), Lala.Trajner: Igli Allmuça

© vllaznia.al