Vllaznia fiton miqësoren ndaj Tërbunit me rezultatin 1-0

194

Me rezultatin 1-0 është mbyllur  ndeshja miqësore në mes Vllaznisë dhe Tërbunit, e luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”. Fatin e këtij takimi e ka vendosur goli I shënuar nga mesfushori Erald Çinari në minutën e 54-të të ndeshjes. Në fakt nuk kanë munguar edhe rastet e tjera për kuqeblutë por gjithsesi nuk janë shfrytëzuar si duhet nga ana e tyre. Pikërisht për këtë arsye, trajneri Ernest Gjoka pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra ka ende për të rregulluar diçka në manovrën sulmuese. Kjo ka qenë miqësorja e dytë dhe e fundit për ekipin e Vllaznisë gjatë këtyre përgatitoreve dhe tashmë I duhet të mendojë për ndeshjen e kampionatit që do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkodër ndaj Kukësit.

© vllaznia.al