Vllaznia gabon në “Niko Dovana”. Mundet 0-1 nga Teuta

236

Vllaznia “thyhet” në Durrës. Teuta vendase ka fituar 1-0 ndonëse me një lojë jobindëse por ka arritur të marrë tre pikët e fitores. Takimi ka nisur shumë keq për kuqeblutë që gjenden përballë një presioni të madh të vendasve të cilët krijojnë dy- tre raste të pastra shënimi në 10 minutat e para, për të mbërritur tek goli I vetëm I ndeshjes I shënuar në minutën e 11-të.

Një top I krosuar nga e djathta, nuk largohet nga mbrojtësit dhe përfundon ndoshta pa dashje në këmbët e brazilianit Xhonatan dhe shkon në rrjetë. Futbollistët e Vllaznisë shokohen megjithatë nuk heqin dorë nga ndryshimi I situatës. Me kalimin e minutave, ata marrin frenat e lojës në dorë dhe krijojnë raste të pastra shënimi me anë të Çinarit, Kalajës e Bardullës por nuk arrijnë ta thyejnë portierin Moçka. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e vendasve. Në të dytën, trajneri Cungu largon nga fusha kosovarin Ahmeti dhe aktivizon sulmuesin Dibra duke shtuar fuqinë goditëse për të kërkuar me çdo kusht të paktën barazimin. Dhe do të jetë pikërisht Dibra ai që do të godiste edhe shtyllën e djathtë pingule të portës së Teutës por pa e çuar dot topin në rrjetë. Në minutat e fundit, shkodranët luajnë edhe me tre sulmues por sërish nuk ka gol. Ata dalin të mundur nga “Niko Dovana” në një ndeshje që nuk duhej kurrsesi ta kishin humbur për nga mënyra si u zhvillua loja. Per ta mbeshtetur skuadren ne kete takim, kane qene te pranishem ne “Niko Dovana” nje grup i konsiderueshem tifozesh shkodrane qe nuk rreshten se mbeshtetur kuqeblute por kjo nuk ka mjaftuar qe Vllaznia te marre qofte edhe nje pike. Megjithatë, me këtë humbje, ajo sërish u kthye me këmbë në tokë dhe tashmë duhet të fillojë te mendojne për përballjen e kësaj jave me Partizanin në Shkodër.
Teuta-Vllaznia 1-0
Teuta: Mocka, Kotobelli, R.Hoxha, Shkalla, Lukic, Cyrbja (Lamçja 68′), Hila, Dita, Musta, Lena (Hodo 77′), Xhonatan (Magani 58′). Tr: G. Magani.
Vllaznia: Dragojevic, Arbri, Cicmil, Vrapi, Marku, Tafili(Rudoviç 72′), Bardulla, Shtubina, Ahmeti (Dibra 46′), Çinari (Hakaj 76′), Kalaja.Tr: A. Cungu
Golat: Xhonatan 11′
Gjyqtarë: A. Beqiri, E Barushi, G. Qirici (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Xhonatan 23’, Hila 29’, Shkalla 35’, Dita 41’/ Dibra 76’, Rudoviç 88′

© vllaznia.al