Vllaznia humbet 0-1 brenda në “Loro Boriçi” me Partizanin

225

Vllaznia pëson një tjetër humbje pas asaj të Laçit. Këtë herë Brenda në “Loro Boriçi” teksa është mundur me rezultatin 1-0 nga Partizani. Ka vendosur goli I Mazrekajt në minutën e 20-të të ndeshjes por përveç këtij goli, skuadra e kuqe ka patur mundësi të shënonte edhe ndonjë gol tjetër ndërsa Vllaznia nuk ka shfaqur asgjë në fushë.Duhet thene se ndeshja eshte nderprere ne minuten e 15-te nga ana e gjyqtarit te takimit Jemini sepse autoambulanca ishte larguar nga ambjentet e stadiumit. Ajo ka qene e pranishme aty ne fillim te ndeshjes por nje aksident i ndodhur prane stadiumit, e ka detyruar kete mjet dhe mjeket qe ishin me te, te linin stadiumin dhe t’i drejtoheshin te aksidentuarit per ta çuar ne ambjentet e spitalit. Kaq eshte dashur qe ajo te vonoje rreth 14 minuta e me pas eshte rikthyer serish ne stadium, madje kane qene dy autoambulanca te pranishme brenda ambjenteve te tij dhe çdo gje ka vijuar normalisht me ndeshjen.

Një lojë shumë e dobët e cila padyshim që ka shqetësuar të gjithë drejtuesit. Megjithëse trajneri Raineri në pjesën e dytë ka hedhur në fushë edhe Bacin, Aguirren dhe Kalajën, sërish asgjë nuk ka ndryshuar në lojë dhe futbollistët shkodranë I janë nënshtruar kundërshtarit duke pranuar humbjen. Trajneri I Vllaznisë Baldo Raineri në konferencën për shtyp ka deklaruar se skuadra nuk ka zhvilluar një lojë të mirë megjithatë duhet të shohë përpara ndërsa për pozicionin e tij ka thënë se e kanë në dorë drejtuesit e klubit. Me humbjen e sotme Vllaznia ka mbetur në kuotën e 8 pikëve në renditje pas 8 javës kampionat por tashmë duke ndjerë rrezikun e rrëshqitjes edhe më poshtë sepse kalendari I ndeshjeve të ardhshme është shumë I vështirë për të.

Vllaznia- Partizani 0-1
Vllaznia: Selimaj, Shala (Baci 53’), Beqiri, Sykaj, Gocaj, Hajdari (Aguirre 55’), Tafili, Dema (Kalaja 85’), Shtubina, Kruja, Soza. Tr: B. Raineri
Partizani: Hoxha, Fejzullau, Rrahmani, Vrapi (Daja 41’), Trashi, Batha, Nexhipi (Dishliev 75’), Cuculi, Vila, Raçiç (Fazlliu 75’), Mazrekaj. Tr: Sh. Duro
Shënues: Mazrekaj 20’
Gjyqtarë: L. Jemini, R. Avdo (Tiranë), I. Tartari (Fier)
Kartona të verdhë: Shala, Aguirre/ Hoxha, Fejzullau, Mazrekaj

 

© vllaznia.al