Vllaznia humbet 1-2 me Mamurrasin por kualifikohet për në turin e dytë

243

mamurrasiSkuadra e Vllaznisë ka humbur sot në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurrasit me rezultatin 1-2 por është kualifikuar për në turin tjetër dhe në fakt kjo ka rëndësi. Siç dihet, kuqeblutë patën fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe ndoshta prej kësaj, loja e tyre në ndeshjen e sotme nuk është ngjitur në nivelin e pritshëm ndonëse trajneri Raineri kishte aktivizuar shumë prej titullarëve. Fonseka ka kaluar në avantazh Mamurrasin në minutën e 22-të. Vendasit mundohen të barazojnë por këtë e ka bërë Dema vetëm në minutën e 49-të. Kur u duk se ndeshja do mbyllej në barazim, ka qenë Mihani që ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për miqtë të cilët kanë konfirmuar momentin jo të mirë që po kalon skuadra shkodrane. Megjithatë Vllaznia është në turin e dytë ku do të ndeshet me Kastriotin e Krujës.
Vllaznia- Mamurrasi 1-2
Vllaznia: Campironi, Pjeshka, Beqiri, Sykaj, Baci, Hajdari, Tafili, Dema, Kalaja (Vecaj 72’), Dibra, Cioffi (Kruja 85’). Tr: B. Raineri.
Mamurrasi: Bytyçi, Beqiri, Da Silva, Çekiçi (Sulollari 70’), Abraham, Mihani, Ramadani, Fonseka, Lala (Shima 76’), Elmazi, Mancaku (Tushe 52’). Tr: Y. Zani
Shënues: Dema 46’/ Fonseka 22’, Mihani 88’
Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, P. Simoni (Lezhë)
Kartona të verdhë:  Tafili, Cioffi, Dema/ Da Silva, Ramadani
© vllaznia.al