Vllaznia humbet përsëri. Mundet 1-2 edhe nga Teuta

239

Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje në kampionat duke I rënduar dhe më shumë pozitat e saj në renditje. Pasditen e sotme ajo është mundur me rezultatin 1-2 nga Teuta në ndeshjene  luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Fatet e këtij takimi janë vendosur në minutën e 22-të kur mbrojtësi Antonio Marku është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe për rrjedhojë ka marrë edhe të kuqin. Goditja e dënimit e ardhur nga ky moment, ka sjellë edhe golin e parë të durrsakëve, shënuar nga Deliallisi. Në minutën e 32-të, Magallanes do të shënonte edhe golin e dytë duke fundosur kuqeblutë. Pjesa e parë do mbyllej 2-0 për Teutën. Në fillimin e pjesës së dytë, Soza do të ngushtonte shifrat në minutën e 47-të, por vetëm kaq sepse ata nuk kanë forcë për më shumë. Në pjesën e dytë, do të kishte edhe tre kartona të tjerë të kuq, dy për Teutën kur janë ndëshkuar Nika dhe Pepa ndërkohë që në fund të ndeshjes ka marrë kartonin e dytë të verdhë edhe Gocaj për Vllanzinë. Përfundimisht Teuta ka fituar 2-1 brenda në Shkodër duke ia rënduar edhe më shumë pozitat kuqebluve por trajneri I saj Baldo Raineri, ndonësë pritej të japë dorëheqjen, nuk e ka dhënë atë por ka thënë se do vazhdojë punën ndërkohë që trajneri I Teutës Hasan Lika është shprehur I kënaqur për marrjen e fitores në Shkodër. Vllaznia ka mbetur me vetëm 8 pikë në tabelën e renditjes duke mbajtur tashmë vendin e tetë megjithatë e ardhmja nuk duket shumë pozitive për këtë skuadër.
Vllaznia- Teuta 1-2
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Beqiri, Sykaj, Marku, Pjeshka (Hajdari 59’), Shala (Kruja 35’), Tafili, Shtubina (Dibra 85’), Dema, Soza. Tr: B. Raineri
Teuta: Rizvani, Krasniqi, Hoxha, Ahmataj, Kotebelli, Nika, Deliallisi (Hodo 65’), Peposhi, Hoxhallari, Magalhanesh (Pepa 59’). Tr: H. Nika
Shënues: Soza 47’/ Deliallisi 23’, Magalhanesh 32’
Gjyqtarë: K. Kola, R. Avdo (Tiranë), R. Çokaj (Lezhë)
Kartona të verdhë:  Marku (2), Kruja, Gocaj (2)/ Krasniqi, Ahmataj, Nika (2), Pepa (2)
Kartona të kuq: Marku 22’, Gocaj 93’/ Nika 70’, Pepa 87’
© vllaznia.al