Vllaznia ia del. Barazon 0-0 ndaj Tiranës në sytë e 11 mijë tifozëvë

240

Kuqeblutë kanë arritur të barazojnë 0-0 ndaj Tiranës dhe ia kanë dalë të arrijnë objektivin e tyre për këtë ndeshje për të lënë poshtë vetes në renditje Tiranën e cila duhet t’i thotë lamtumirë Superligës shqiptare. “Kushtrimi” i situatës delikate që po kalonte Vllaznia, i ka bërë të gjithë tifozët e saj t’i përgjigjen kësaj ftese dhe plot 11 mijë kanë qenë ttë pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Ndeshja ka nisur mirë për djemtë e trajnerit Cungu të cilët brenda pak minutash janë shfaqur 2-3 herë rrezikshëm para portës së Likës dhe me pak kujdes mund t’ia kishin dalë të shënonin. Tirana nga ana e saj sheh shumë pak nga porta e vendasve. Pjesa e parë mbyllet pa gola. Edhe e dyta është e njëjta nga mënyra e lojës së dy ekipeve, por në minutat e fundit, bardheblutë të dëshpëruar nga barazimi, mundohen të administrojnë më mirë topin por pa sukses. Vërshëllima e fundit e arbitrit italian Maxoleni ka bërë që në stadium të shpërthejë festa. Futbollistë, staf teknik e drejtues, përshëndesin tifozët të cilët natyrisht që kanë një meritë shumë të madhe në arritjen e objektivit ndërkohë që në kampin e Tiranës ka zhgënjim. Ata i kanë thënë lamtumirë Superligës. Keqardhje për ta nga Vllaznia por ky ishte verdikti i këtij sezoni shumë të lodhshëm.
© vllaznia.al