Vllaznia kalon edhe Luftëtarin. Kuqeblutë fitojnë 2-1

230

Vllaznia ka arritur te marre edhe fitoren e trete ne kampionat, kete here ndaj Luftetarit me rezultatin 2-1 ne takimin e luajtur pasditen e se dieles ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshje ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per ekipin shkodran. Pas nje goditje denimi ne krahun e djathtë te sulmit te tyre, Lika ka krosuar ne zone dhe topi i devijuar paksa me koke edhe nga Ramadani ka perfunduar ne rrjete. Ka ndodhur keshtu ne minuten e 7-te te takimit. Nje gol qe i dha qesine Vllaznise por nderkohe Luftetari nuk pajtohet me kete disavantazh dhe hidhet ne sulm duke krijuar dy- tre momente te rrezikshme ne porten e Vllaznise. Por edhe vendasit nuk hezitojne te shohin serish drejt portes gjirokastrite. Çinari ne nje moment dhe Hasani ne nje tjeter duhej te kishin dyfishuar shifrat. Ne minuten e 41-te nderkohe Luftetari  ka fituar nje goditje denimi ne pozicion ballor ne distance rreth 22-23 metrash nga porta. Ate ka marre persiper ta ekzekutoje Bregu i cili ka gjuajtur ne menyre te shkelqyer duke derguar topin ne rrjete. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1. Fillimi i pjeses se dyte eshte e mire per Luftetarin qe me Bregun dhe Rrocen jane shume prane golit te dyte. Vllaznia reagon dhe mundohet te shohe drejt portes mike megjithate ne minuten e 71-te. Trajneri Gjoka fut ne loje Kalajen e Hajdarin per te forcuar sulmin megjithate mungojne rastet.Gjithsesi goli do te vinte ne minuten e 83-te. Nje kros nga e djathta per Liken qe gjuan fort tokazi dhe topi perfundon ne rrjete. Minutat e mbetura nuk do te kete me histori. Perfundimisht 2-1 per Vllaznine qe ngjitet ne kuoten e 12 pikeve duke lene tashme pas ne renditje edhe Luftetarin.

© vllaznia.al